BarExpres – program per bar restorant kafe lokal

program per bar & restorant BarExpres është program i përshtatur për bare, restorante, lounge, kafeteri, piceri, furra buke, apo vetë-shërbim,...

program per bar & restorant

BarExpres është program i përshtatur për bare, restorante, lounge, kafeteri, piceri, furra buke, apo vetë-shërbim, sipas llojit të biznesit tuaj. Konfigurohet me tavolina dhe është i përshtatur për cdo tip kase fiskale. Perllogaritje teper e sakte e Xhiros se perdoruesit (xhiroja eshte e pa ndikueshme nga tentative manipuluese si psh : manipulimi i dates se kompjuterit apo kryerje fature me sasi/vlefte negative per te ulur artificialisht xhiron qe perdoruesi dorezon ne fund te dites).

cmimi

Kompjuteri Qendror: 35,000 LEK

Kompjuter Shtese: 20,000 LEK

Module Shtese : Kliko ketu per te pare listen

manuali dhe video prezantim
funksionet kryesore te programit

  1. Dritare majft e thjeshte perdorimi. Me pak levizje finalizohet fatura.
  2. Menaxhimi i tavolinave te hapura dhe printimi i permbledheses ne fund.
  3. Mbyjlla e xhiros nuk varet nga data e kompjuterit per te mos lejuar manipulim nga ana e kamarierit. Ne mbyllje te Xhiros  printohet nje permbledhese e artikujve te shitur sipas sektoreve (bar, restorant, piceri) si dhe dergohet automatikisht nje email tek telefoni i menaxherit.
  4. Programi mund te shoqerohet edhe nga nje miniprogram shtese Web qe i mundeson menaxherit/pronarit qe te shohe nepermjet internetit, pavaresisht se ku ndodhet dhe ne cdo kohe Xhiron, permbajtjen e tavolinave te hapura/mbyllura, Artikujt e shitur dhe statistika te tjera te Bar-Restorantit
  5. Ndarja e tavolinave ne Pista, ku cdo kamarier mund te zgjedhe pisten ku do punoje sot.
  6. Ndryshim automatik i cmimit te artikullit sipas fashave orare.
  7. Ndarja e Xhiros se Tavolines edhe sipas personave, ku secili paguan te vetat
  8. Menaxhim i kartave te klienteve per aplikim skontosh.
  9. Mundësia e shitjes me çmime të ndryshme të artikujve sipas sektorëve dhe ambjenteve.
  10. Nderfaqe e pershtatur per monitor touch screen, me butona te medhenj dhe me ngjyra
  11. Ripozicionimi i tavolinave në program sipas vendosjes reale të tavolinave.
  12. Gjurmim i Logimeve te perdoruesve dhe detektimi i atyre te paautorizuara
  13. Faturat mund te kryhen ne levizje, edhe me Palmare (si palmare sherben edhe nje celular apo Tablet i zakonshem)
  14. Cdo Post Pune eshte i identifikuar me Magazinen qe ka nga mbrapa, prandaj nje Kamarier me te njejtin llogari mund te punoje ne Poste te ndryshme dhe perseri te zbrese inventarin saktesisht nga Magazina e duhur. Kjo vecori eshte e pershtatshme sidomos per Club-e dhe Komplekse (psh ne bregdet) qe karakterizohen nga shume Sektore Sherbimi
  15. programi ka strukture me shume Magazina dhe shume Ndermarrje
  16. Menaxhim i shitjeve.
  17. Menaxhim i furnizimeve, Hyrje-Dalje.
  18. Menaxhim i Inventarit. Mund të shikohet në çdo kohë inventari i gjendjes së artikujve.
  19. Menaxhimi i Arkës. Pagesa – Arkëtime.
  20. Formati skontrino (50,80 dhe 150mm) i faturës së shitjes.
  21. I pershtatur me cdo tip  Kase Fiskale
  22. Nivele aksesi sipas funksioneve për përdoruesit.
  23. Kamarierët mund të identifikohen me kod, karta personale (Chip/magnetike/ barcode) ose me gjurmet e gishtit.
  24. Ndarja e porosive automatikisht në bar,kuzhinë,piceri etj.
  25. Inventarizim për recepturat e artikujve.
  26. Transferimi i faturave nga një tavolinë në një tjetër dhe nga një kamarier në tjetrin.
  27. Raport kosto-fitim i shitjeve.
  28. Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen dhe me emrin e përdoruesit apo kamarierit përkatës.
  29. Menaxhohen  përdoruesit e programit sipas funksioneve të tyre (si p.sh Shitje, Furnizime, Arkë).
  30. Bëhet ruajtja dhe pasqyrimi i të gjitha Shitjeve të kryera dhe atyre të anulluara.
  31. Raporte për çdo periudhe të zgjedhur kohore për shitjet, furnizimet, sasinë e artikujve të shitur, dhe bilancin financiar.
  32. Kalimi dhe Ruajtja në Excel e të gjitha Raporteve të nxjerra.
  33. Mirëmbajta, eksportimi dhe ruajtja e të dhënave të programit sa herë që dëshirohet.
  34. Ngarkim praktik i Iventarit fillestar te artikujve
  35. Bilanc: Blerje, Shitje, Te ardhura dhe Shpenzime
  36. Perllogaritje teper e sakte e Xhiros se perdoruesit (xhiroja eshte e pa ndikueshme nga tentative manipuluese si psh : manipulimi i dates se kompjuterit apo kryerje fature me sasi/vlefte negative per te ulur artificialisht xhiron qe perdoruesi dorezon ne fund te dites).

pse duhet te perdorni barexpres

BarExpres eshte nje program financiar për menaxhimin e bar-restoranteve . Funskionon me ekrane touch-screen. I afte te integrohet me pajisje dore (palmare, tableta,telefona) per te mundesuar fatura ne levizje.E pershtatur edhe per zinxhir baresh nepermjet mundesimit te sinkronizimit nepermjet internetit te faturave nga te gjithe pikat e shitjes per ne nje server qendror ne distance. Ofron raportim xhiro me email dhe online (ne kohe reale). BarketExpres eshte programi me i thjeshte , i plote dhe me ekonomik ne treg.

kush perdor barexpres?

BarExpres perdoret nga bare, restorante, piceri, club-e, furra buke, hotele dhe komplekse turistike etj.

BarExpres – program per bar & restorant